English

Parlamenti ngre komisionin hetimor, mungon opozita

Tiranë, 23 janar 2011, NOA- Pak minuta më parë parlamenti i Shqipërisë votoi me

73 vota pro ngritjen e komisionit hetimor për dhunimin e institucioneve, gjatë demonstratës së opozitës.

Gjatë kësaj seance dhe gjatë votimit deputetët opozitarë nuk ishin të pranishëm, çka bëri që ky komision të miratohet vetëm me votat e mazhorancës.

Mësohet se kryetar i komisionit do të jetë përfaqësues i PD-së, dhe anëtar të saj do të jenë 11 deputetë të mazhorancës dhe opozitës.

Ndër ta përmendim Fatos Hoxha, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Dashnor Sula,

Viktor Gumi dhe Enkelejd Alibeaj, për partinë Demokratike, ndërsa vendet e opozitës ngelën vakant.

Ky komision sipas vendimit do filloj punën menjëherë, në një afat që zgjat tre muaj.

a.y/NOA

KOMENTE