English

Pasqyra e Shtypit, 23 janar 2011

Tiranë, 23 janar, NOA – Gazetat e sotme kanë sërish në qendër të vëmendjes ngjarjet e ndodhura ditën e premte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një pjesë ndalet në lëshimin e 6 urdhër-arresteve nga Prokuroria e Tiranës për drejtues të Gardës së Republikës dhe mos zbatimin e vendimit nga ana e Policisë së Tiranës.

Gazetat trajtojnë dhe homazhet që janë bërë dje nga Partia Socialiste për viktimat e demonstratës dhe publikimin e fotove ku një protestues ishte me armë.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor vendimin e organit të akuzës për ngjarjen e ditës së premte, “Prokuroria: Të tria vrasjet me armët e Gardës”. Sipas artikullit të gazetës rezulton se vrasja e të demonstruesve është bërë me armë model MP5 që përdoren vetëm nga personeli i gardës.

Argumenti tjetër i trajtuar në këtë gazetë, sërish me ngjarjen e së premtes, është dhe ai me titull “Emrat dhe fotot e drejtuesve të Gardës për të cilët është lëshuar urdhër arresti’.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në ditën e sotme vendimin e Ambasadës së SHBA-së për të pezulluar punën dhe deklaratat e djeshme të ambasadorit Arviz, “Dhuna në demonstratë nga një grup i vogël personash”.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete: “Varroset një nga dy viktimat, sot dy funerale të tjera”. “Prokuroria firmos urdhër ndalimin për shefat e Gardës, Policia: Po arrestojmë sulmuesit e institucioneve”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor atë që është cilësuar si “përplasje” mes Prokurorisë dhe Policisë në lidhje me hetimin e ngjarjes së ditë së premte. “Shteti s’arreston vrasësit, policia nuk zbaton vrasësit e prokurorisë”

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete. “Aleks Nika që lufton me vdekjen, babai i një vajze tre muajsh”, “SHBA heq punonjësit nga Ambasada, Arvizu: S’duam protesta të tjera”, “PS pesë kërkesa qeverisë”. Rama: Do vazhdojmë”, “Berisha: Po u qëllua”. “Zbulohen katër libra të humbur nga bibloteka e Konicës në SHBA”, “Hungaria, media dhe presidenca e BE”.

Gazeta “Shqip”, ka si argument kryesor, “Krerët e gardës në akuzë për vrasje”, i cili flet për zhvillimet e djeshme dhe hetimet për ngjarjet e së premtes.

Vijojnë disa nga titujt e tjetër kësaj gazete; “Emrat e 113 demonstruesve”, “Topi me ambasadorët: Të kthehet dialogu”, “Kryetarja e Kuvendit mbledh Konferencën e Kryetarëve, opozita refuzon seancën”, “Fatos Beja: Fuqitë e palëve tregojnë shifrat e votave”, “CEZ, 18 mijë ankesa nga abonentët”, “Ngrica dhe dëborë në verilindje të vendit”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor të ditës së sotme reagimin e SHBA-ve për situatën në vend. “Ambasadori i SHBA: Jo më protesta të dhunshme”.

Artikull tjetër kryesor në i kësaj gazete është ai me titull; “Ja demonstruesi me armë zjarri”. Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Olldashi: Rama si qen i tërbuar”, “Dhori Kule: Demonstrata, skena të shëmtuara”, “Andis Harasani: PS të distancohet nga dhuna”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e DIEL, 23 Janar 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE