English

PD, Halimi: Ina Rama të arrestojë organizatorët

Tiranë, 23 Janar 2011 NOA – Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi doli sot para medieve dhe akuzoi ashpër Prokurorinë e Përgjithshme, lidhur me kërkesën e saj për të arrestuar gjashtë gardistë, mes të cilëve katër drejtues, përfshirë komandantin Ndrea Prendi.

Më poshtë vijon deklarata e plotë e z.Halimi:

Puci i shtetit, i neutralizuar haptazi ne date 21 janar nga falangat e krimit, kërkon domosdoshmërish reagimin e shtetit ligjor nepermjet nje hetimi serioz, te besueshëm, te pavarur, kompetent dhe profesional.

Vetem denimi i rrepte i nxitesve dhe organizatoreve te pucit te shtetit mund te jape garanci te plota se rendi kushtetues eshte i forte dhe se kushtetuta dhe institucionet jane te mbrojtura, se demokracia nuk mund te dhunohet.

Eshte konstatim i hidhur dhe i dhimbshem, se me shume se 24 ore pas tentatives per puc shteti, prokuroria nuk i ka dale zot situates.

Perkundrazi, ne abuzim flagrant me detyren dhe arbitraritet te hapur ka leshuar urdhër ndalimi per trupen drejtuese te Gardes.

I them Prokurores se Përgjithshme, se te jesh drejtues i Gardes nuk eshte krim, por eshte detyre, mision i rendesishem e vital per mbrojtjen e rendit kushtetues.

Te nxjerresh nje urdhër ndalimi, ashtu sic parashikon ligji penal ne kete vend, neni 253 i KPP, do te thote te kesh prova, te dhena te besueshme te bazuar ne prova, prova per krime, prova per rrezik arratisje dhe ikje te te dyshuarve.

Asnje prove, asnjë e dhene, asnjë dyshim, asnjë ekspertize apo eksperiment nuk ngarkon me pergjegjesi qofte edhe administrative drejtuesit e Gardes se Republikes.

Le ta beje publik prokuroria Urdherin e Ndalimit qe ta kuptojne shqiptaret sesa rende ka abuzuar prokuroria me ligjin.

Drejtuesit e Gardes kane qene ne gadishmeri absolute te ligjshme, kane qene nen ushtrimin e detyres dhe misionit te tyre te ligjshme per mbrojtjen e institucioneve kushtetuese dhe rendit kushtetues ne kete vend. Keto rrethana jane absolutisht te përcaktuara qarte ne ligjin penal, dhe nuk lejojne ne asnjë rast nxjerrjen e nje urdhri ndalimi.

Drejtuesit e Gardes jane sot ne detyre, ne gadishmeri absolute, ne mbrojtje te shtetit dhe rendit kushtetues. Sepse puci i shtetit ende nuk ka mbaruar.

Drejtuesit e Gardes ne ushtrim te ligjshem te detyres se tyre, kane garantuar grupit hetimor te gjitha lehtesite procedurale.

Ata nuk jane arratisur, nuk jane jane fshehur, nuk kane asnjë rrezik ikjeje, ashtu si domosdoshmerisht kërkon dispozita e nenit 253 per te kryer Ndalimin prokuroria.

Ata po bejne nje mision te shenjte ndaj atdheut dhe per kete ata nuk mund te pergjigjen penalisht.

I kujtoj Prokurores se Pergjithshme, publikisht vetem nje nen te Kodit te Procedures Penale, dhe i kërkoj publikisht te reflektoje.

Nenin 254 te Kodit te Procedurës Penale, i cili parashikon se:

“Arrestimi ose ndalimi, nuk lejohet kur nga rrethanat e faktit del se veprimi është bere gjate kryerjes se nje detyre ose gjete ushtrimit te nje te drejte, ose kur ekziston shkak padenueshmerie”.

I kujtoj Prokurores se Përgjithshme, se vetem arrestimi dhe denimi i ashper, i nxitësve dhe organizatoreve eshte garancia e vetme qe ne kerkojme, se edhe prokuroria po kryen funksionin kushtetues per mbrojtjen e institucioneve te vendit dhe rendit kushtetues.

e.r/NOA

KOMENTE