Algjeri, 23 janar, NOA - Forcat e sigurimit shpërndanë me dhunë një tubim pa leje të opozitës në kryeqytetin algjerian. Sipas të dhënave të liderit të opozitës, kryetari i Lëvizjes së bashkuar për kulturë dhe demokraci, Said Sadi janë plagosur 42 njerëz, disa prej tyre rëndë.
Dëshmitarët okularë flasin për arrestime. Pas fillimit të trazirave në Tunizi nga mesi i muajit dhjetor protestat kanë shpërthyer edhe në Algjeri.
NOA/DV