English

Polonia fajëson Rusinë për rrëzimin e avionit

Varshavë, 23 janar, NOA - Udhëheqësi i partisë opozitare në Poloni, Jarosllav Kaçinski, ka fajësuar Rusinë dhe Qeverinë polake për rrëzimin e aeroplanit të presidentit Leh Kaçinski në prill të 2010-ës.

Ai i quajti “skandal gjigant” shpjegimet e Rusisë dhe tha se rusët janë për t’u fajësuar. Hetuesit rusë kanë thënë se presioni psikologjik nga zyrtarët e lartë polakë mund të ketë çuar në fatkeqësinë ajrore. Qeveria e Polonisë thotë se shumica e fajit i takon pilotit polak, porse “edhe kontrollorët e trafikut ajror në Rusi kanë bërë gabime”.

Presidenti Kaçinski dhe 95 persona të tjerë kanë humbur jetën në aksidentin e 10 prillit, 2010.

NOA/RFE

KOMENTE