English

Prokuroria çarmatos gjysmën e Gardës së Republikës

Tiranë, 23 Janar 2011 NOA – Situata bëhet serioze në këto orët e fundit, pasi Prokuroria ka çarmatosur gjysmën e efektivëve të Gardës së Republikës duke u marrë atyre armët e zjarrit me argumentin se duhen sekuestruar për të hetuar përfshirjen në vrasjen e tre personave në demonstratën e 21 janarit. Bëhet e ditur se në funksion të hetimit janë sekuestruar të paktën 150 armë të gardistëve që u gjendën në detyrë në demonstratën e 21 janarit 2011.

Ky zhvillim në një situatë normale nuk do të përbënte problem, por në këtë situatë kur secila nga dy forcat politike shqiptare, PD dhe PS, publikon hapur se do të zhvillojnë manifestime, vë në pikëpyetje mundësinë e ruajtjes së rendit. Për më tepër, Prokuroria e Përgjithshme kërkon të arrestojë në grup, trupën drejtuese të Gardës së Republikës, pikërisht në këto kohë kur ajo është dhe duhet të jetë në krye të detyrës. Për më tepërt, me urdhër të shpallur prej tre ditësh, ata janë në gjendje gatishmërie nr 1 dhe vetë kjo shkallë kërkese sigurie e bën të papranueshëm aplikimin e masave të sigurisë që pengojnë ruajtjen e rendit në këtë situatë tejet të turbullt dhe ende në rreth vicioz. Aq më shumë, në kushtet kur si mazhoranca dhe opozita, nuk po reshtin së lëshuari deklarata të ashpra dhe herë-herë deri ogurzeza, ajo që lipset tani është që forcat e rendit ku përfshihet Garda e Republikës, të jenë në detyrë dhe kushdo që është fajtor, padyshim që do të ndëshkohet, mjaft që të ketë vullnet profesional dhe politik, me qëllim që të mos degjenerojë hetimi dhe ndëshkimi i fajtorëve të masakrës së 21 janarit, si grushti i shtetit të 14 shtatorit 1998. e.r/NOA

KOMENTE