Jemen, 23 janar, NOA Disa mijëra demonstrues kërkuan në kryqytetin e Jemenit dorëheqjen e presidentit Ali Abdallah Saleh i cili ndodhet në këtë post prej 32 vjetësh. Policia përdori gazin lotsjellës kundër masave protestuese. Njëkohësisht disa qindra studentë në Sanaa shprehën mbështetjen e tyre për presidentin e vendit. Aktualisht në parlament po diskutohet një ndryshim në kushtetutë i cili do t'i hapte rrugën Salehut që të mbetet president i vendit deri në vdekje. Opozita kundërshton ndryshimin e kushtetutës.
NOA/DV