Tiranë, 23 janar 2011, NOA- Kreu i opozitës Edi Rama i është përgjigjur Kryeministrit Berisha, për akuzat e tij, duke bërë kronologjinë e jetëve të tre viktimave.
“Unë do ta nis nga kujtimi i tre fatkeqëve që sipas Saliut morën dënimin e dhënë me ligj, por që në të vërtetë u vranë nga regjimi i kusarisë. Sapo jam kthyer nga varrimi i fundit në një fshat të Fierit mes njerëzish të dëshpëruar, që ju dha lamtumira e fundit babait të dy fëmijëve, emigrantit të ndarë mes rrugës së emigracionit dhe mallit për vendin etij. Pamundësia e jetesës e solli atë në protestë”, u shpreh Rama.
Më tej ai vijoi duke thënë: “Po Ziver Veizi, kishte ardhur për të ngritur zërin kundër makutërisë dhe matrapazllëkut. Po 39 vjeçari i kthyer nga emigracioni, Hekuran Deda, kërkoi në demonstratë Shqipërinë e mundësive për të gjithë. Çfarë faji kanë këta që u ekzekutuan nga plumbat në mes të rrugës së protestës. Çfarë lidhje mund të kenë këta me grushte shteti”.
Ai i cilësoi këto si vrasje që u bënë duke u cenuar hapur Kushtetuta.
a.y/NOA