Tiranë, 23 janar 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij gjatë konferencës që po zhvillohet n selinë e Partisë Socialiste Rama tha se, zgjedhjet e lira dhe të parakohshme janë të pamundur me Saliun Kryeministër.
“Qeveria ka rënë kanë mbetur vetëm dy-tre ishuj të izoluar që vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë. Vetëm opozitën Saliu nuk do mund kurrë ta kontrollojë dhe drejtojë, sepse vendosja e demokracisë është e pakthyeshme”, u shpreh kreu i opozitës.
Lidhur me ngritjen e komisionit hetimor, Rama tha se janë të panumërt, komisionet e ngritura por që nuk kanë dhënë rezultat.
“Kemi mbetur mbas derës së Europës, sepse pushteti i vjedhur na e bën të pamundur që të ulemi në tryezën e familjes së madhe Europiane”, u shpreh Rama para mediave.
Ai vijoi deklaratën e tij duke theksuar se, “Ne nuk besojmë te dhuna ne nuk promovojmë dhunë dhe refuzojmë çdo individ që konsideron dhunën si mundësinë tonë, kjo është e vërteta e 21 janarit dhe e 28 janarit”, pasi sipas tij në 113 arrestime të bërë vetëm njëri kishte precedent, vjedhjen e një celulari.
a.y/NOA