Fier, 23 janar 2011, NOA – Në përgjigje të akuzave ndaj kryeprokurores shqiptare Ina Rama, e cila tashmë akuzohet nga Partia Demokratike si aktore në grushtin e shtetit të së premtes ku u vranë tre demonstrues, lideri i opozitës Edi Rama ka thirrur popullin opozitar që të premten e 28 janarit të mblidhet në bulevardin qendror të Tiranës për të protestuar paqësisht kundër dorës së krimit qeveritar.
Këtë thirrje Rama e bëri pak më parë nga qyteti i Fierit ku mori pjesë në varrimin e Faik Myrtos, njërit prej demonstruesve që u këput përdhe në demonstratën e 21 janarit i qëlluar me plumb.
[media id=26 width=320 height=240]
“Të premten ora 14:00 të gjithë në bulevard. Më të shumtë se kurrë për të ndaluar dorën e krimit qeveritar. Demonstrata e dytë në nderim të viktimave. Do rezistojmë paqësisht bashkë me çdo shqiptar kundër krimit në pushtet”, deklaroi kryesocialisti Rama.
Duke marrë në mbrojtje Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, Rama tha se “Akuzat ndaj Prokurores së Përgjithshme janë surrati i vërtetë i regjimit të kusarisë. Heroizmi i vrasësve dhe sulmi ndaj Prokurores kambana më e fortë e alarmit”, theksoi lidershipi i PS-së.
S’ka dhunë shtetërore, nënvizoi Rama që të marrë peng Shqipërinë.
mit/NOA