Fier, 23 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana - Të premten ora 14:00 të gjithë në bulevard, më të shumtë se kurrë për të ndaluar dorën e krimit qeveritar sepse kjo do të jetë demonstrata e dytë në nderim të viktimave.
kështu ka deklaruar sot në Fier pas varrimit të një prej tre viktimave në demonstratën e parë të premten që shkoi, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Ai tha se “do rezistojmë paqësisht bashkë me çdo shqiptar kundër krimit në pushtet”.
Kurse ka deklaruar edhe se “akuzat ndaj Prokurores së Përgjithshme janë surrati i vërtetë i regjimit të kusarisë”.
[media id=26 width=320 height=240]
Për Ramën, “heroizmi i vrasësve dhe sulmi ndaj Prokurores është kambana më e fortë e alarmit”.
Rama e ka mbyllur fjalën e tij me paralajmërimin: S’ka dhunë shtetërore që ta marrë peng Shqipërin”.
e.t/NOA