English

Rikthehen reshjet, izolohen disa komuna

Tiranë, 23 janar, NOA – Disa komuna në Kukës, Pukë dhe Dibër janë bllokuar gjatë natës së sotme si pasojë e reshjeve të borës që kanë rënë. Raportohet se kalimi i mjeteve është bërë më i vështirë në disa zona, si pasojë e ngricave.

Akset rrugore të bllokuara Kukës-Krumë, Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec-Krumë-B.Curri.

Sipas policisë rrugore rruga Kukës-Tuneli i Kalimashit, kalohet me zinxhirë.

Në qytetin e Kukësit deri tani kanë rënë 20 centimetra borë. Gjithashtu, probleme ka dhe në qarkullimin e mjeteve në rrugët, Qafë Mali-Kukës, Pukë-Fushë Arrëz.

a.k/NOA

KOMENTE