Mitrovicë, 23 janar, NOA - Qytetarët e komunës së Mitrovicës sot do t’iu drejtohen serish kutive të votimeve, për shkak të parregullsive të konstatuara në procesin zgjedhor më 12 dhjetor.
Rivotmi zhvillohet me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, pas konstatimit të parregullsive në procesin e votimit.
Për më shumë se 86 mijë votues nesër do hapen 29 qendra të votimit, me 104 vendvotime, ndërsa në veriun e dominuar nga serbët do ketë edhe ekipe mobile për zgjedhjet.
Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian (EUSR) në Kosovë sërish do të koordinojë “Vëzhgimin e Zgjedhjeve të Kosovës 2010” për të përcjellë rivotimin në zgjedhje në Komunën e Mitrovicës, të dielën më 23 janar 2011.
Misioni për Vëzhgim të Zgjedhjeve do të përbëhet prej rreth 40 ekipeve me pjesëtarë të ICO-së/EUSR-së, pjesëtarë të misioneve diplomatike në Kosovë, si dhe diplomatë nga vendet e tjera anëtare të BE-së dhe nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Për rivotimin në Mitrovicë, KQZ ka akredituar edhe shumë vëzhgues të tjerë.
NOA