English

Urgjent – Berisha mbledh Qeverinë në 17.00

Tiranë, 23 Janar 2011 NOA - Kryeministri Sali Berisha ka vendosur të mbledhë Qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme, por asgjë nuk bëhet e ditur për motivet e mbledhjes së mundshme. Më herët sot, Berisha thërriti sot në takim ambasadorin e SHBA, Aleksander Arvizu, të delegacionit të BE-së, zotin z. Ettore Sequi, Ambasadorin e Hungarisë e cila është presidenca e rradhës e BE, zotin Sandor Molnari dhe Ambasadorin e prezencës së OSBE,zotin Eugen Wollfarthku i njohu ata me hollësi për të gjitha zhvillimet e fundit pas ngjarjeve të ndodhura. Kryeministri Berisha i risiguroi ambasadorët për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike në vend. Gjithashtu kryeministri Berisha zhvilloi takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, Nato-s por edhe vendeve të tjera ku u bëri me dije hollesisht zhvillimet më të fundit. e.r/NOA

KOMENTE