English

Vetëvendosje: Kërcënime në Mitrovicë

Mitrovicë, 23 janar, NOA - Lëvizja Vetëvendosje ka denoncuar ditën e sotme probleme me zhvillimin e zgjedhjeve në Mitrovicë. Në një deklaratë për mediat, të shpërndarë pak minuta më parë, drejtuesit e Vetëvendosjes deklarojnë se vëzhguesit e saj po kërcënohen nga partitë e tjera politike që marrin pjesë në proces.

“Në orën 9:55, në shkollën “Migjeni”, në vendvotimin 1102b/07r, në Mitrovicë, vëzhguesi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Egzon Jashari kërcënohet nga komisioneri i PDK-së Metor Balia. Kryesuesi Salih Hetemi, nuk lejon që ky rast të shënohet në librin e votimeve”, thuhet në komunikimin e Vetëvendosjes me mediat.

a.k/NOA

KOMENTE