English

Akullorja e rekordeve

Itali, 24 Janar NOA - Është 2,81 metër e gjatë, super akullorja në formë konike që është paraqitur në Ekspozitën Ndërkombëtare në Rimini. Ajo është më e madhja në përmasa e realizuar ndonjëherë në mbarë botën. Krijimi i saj erdhi si rrjedhojë e punës së shtatë mjeshtreve të zanatit, të pastiçerisë CNA, të cilët kanë punuar për tridhjetë deri në përfundim e saj. Pesha e akullores gjigante është 70 kilogramë dhe përbërësit e saj janë qumësht, sheqer, krem mascarpone, aromatizues tortash, qershi, ku të gjitha të nënshkruara nga Fabbri e Bolonjës. Për tu theksuar është se janë përdorur 700 ki9logramë çokollatë e bardhë në brendësi të saj.

r.b/NOA

KOMENTE