Tiranë, 24 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, ka takuar sot pasdite vonë, Prokuroren e Përgjithshme.
Burimet nga PP i thanë agjencisë NOA se takimi është bërë në zyrën e Ina Ramës, me kërkesën e saj.
Zyrtarisht asgjë nuk bëhet e ditur se çfarë u tha në takim, çfarë ka kërkuar Ina Rama që organizoi takimin dhe çfarë ka deklaruar z.Arvizu.
Ajo që dihet është vetëm se që të dy, kokë më kokë, me praninë edhe të njerëzve staf i ngushtë i Ramës dhe Arvizu, kanë diskutuar gjerësisht për situatën aktuale e natyrisht, zonja Rama është ankuar edhe për sulmet e fundit nga mazhoranca.
e.t/NOA