Pakistan, 25 Janar NOA - Një autobus është përplasur me një cisternë në Pakistan, e cila përdorej për të transportuar karburantin, duke shkaktuar një zjarr që vrau 32 pasagjerë dhe plagosi shumë të tjerë duke i djegur rëndë ata.
Lajmi është bërë i ditur nga televizioni Samaa Tv. Ata pohuan se ky incident ka ndodhur në Nooriabad në provincën jugore të Sindh. Autobusi për një kthesë të gabuar ka përfunduar në korsinë e kundërt ku po kalonte cisterna. Ai ishte i drejtuar për në Karachi dhe në bord mbante 45 pasagjerë.
r.b/NOA