English

Berisha: Më të dobishëm kryepleqtë sesa SHISH

Tiranë, 24 janar, NOA – Në takimin me drejtuesit e Policisë së Shtetit, Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar mbrojtjen që u bënë institucionet forcat e rendit. Por nga ana tjetër ai tha se ata u përballën me 300 kriminele që synonin të merrnin institucionet.

Berisha tha se ishte lajmëruar prej ditësh nga kreu i PS se do kishte dhunë, por askush nuk mendonte se do të ishte në nivele të tilla.

Ai kritikoi dhe drejtuesit e SHISH, të cilët tha, paguhen nga taksapaguesit shqiptar për të dhënë informacione. Ai u shpreh se kryepleqtë e fshatrave kanë dhënë më shumë informacion për organizimin e demonstratës së dhunshme, sesa agjentët e SHISH.

“Nga kryepleqtë e fshatrave kam marrë më shumë informacion, se kush paguante para, sa paguante dhe çfarë u thuhej demonstruesve, sesa nga SHISH. Kjo agjenci u verbua u shurdhua”, tha sot Berisha. Pas takimit me policinë, Berisha do të shkoj të takoj drejtuesit e Gardës së Republikës.

a.k/NOA

KOMENTE