English

Berisha: Mos guxo si të premten, do jetë fatale

Tiranë, 24 janar, NOA – Kryeministri Sali Berisha i ka bërë apel edhe sot kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama që të mos përsëris ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. Në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit Strategjik, kryeministri ka theksuar se do të ketë ndëshkime dhe për të gjitha ata që do të ndjekin pas kreun e PS-së, Edi Rama.

“Përgjigja ndaj Ramës do të jetë fatale, do të jetë fatale dhe për ata që e ndjekin”, tha sot Berisha.

PS-ja ka paralajmëruar një demonstratë ditën e premte për të përkujtuar tre viktimat e 21 janar. Duke folu për këtë çështje, Rama tha dje se do të jetë një prej takimeve më të mëdha popullore.

“Të premten në orën 14:00 ne do të jemi përsëri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për një tjetër demonstratë dhe do të jemi edhe më të shumtë sepse kemi edhe më shumë arsye për të qenë. Duke e mbyllur dëgjova një aluzion se 21 janari është dita e Leninit. Në fakt Saliu i di mirë ditët e klasikëve të marksist leninizmit se ka qebe për një kohë të gjatë propagandues i jetës dhe veprës së tyre, po mua 21 janari më kujton thjesht Kongresin e Lushnjës”, tha dje Rama gjatë takimit me gazetarët.

a.k/NOA

KOMENTE