Tiranë, 24 janar, NOA – Reshjet e borës të dy ditëve të fundit kanë nisur të krijojnë problemet e para në zonat malore të vendit.
Kështu, siç raportojnë korrespondentët e agjencisë së Lajmeve NOA, në zonën e Dibrës reshjet e dëborës kanë shkaktuar mjaft probleme për banorët.
Konkretishtm raportohet se aty janë bllokuar mëse 70 përqind e komunave të qarkut, si ajo e Lurës, Kalasë së Dodës, Ostrenit dhe Trebishtit, ku trashësia e dëborës arrin në një metër.
Ndërkohë situatë e vështirë paraqitet edhe në rrethin e Matit ku si pasojë e dëborës kanë mbetur të izoluara komunat Macukull dhe Xibër. Pa harruar as qarkun e Kukësit, ku vështirësia më e madhe e qarkullimit shfaqet në akset Kukës-Shishtavec, Kukës-Krumë dhe në tunelin e Kalimashit ku qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhir.
n.e/NOA