English

Familja e Bob Marley fiton të drejtat e imazhit

SHBA, 24 Janar NOA - Pronari i kompanisë Nevada Aleva, e cila prodhon produkte imazhi të legjendës së reggaes, do t’i duhet të paguajë një shifër prej 300 mijë dollarësh familjes së Bob Marley si dëmshpërblim. Kjo është vendosur nga një juri federale, e cila i ka dhënë fund mosmarrëveshjeve mes familjes së këngëtares dhe pronarit të Aleva, Leo Valencia. Trashëgimtarët e këngëtar themeluan kompaninë Fifty-Six Hope Road Music Ltd e Zion Rootswea për të prodhuar veshje të Bob Marley. Gjyqtari Philip Pro me siguri do të kërkojë dëmshpërblime të tjera të mëtejshme, kur do të përcaktohet më saktësisht se sa kanë humbur anëtarët e familjes së Marley si rezultat i konkurrencës së pandershme.

r.b/NOA

KOMENTE