English

Fletë-arrestet e gardistëve, pritje nga gjykata

Tiranë, 24 janar, NOA Update – Ndërsa prej dy ditësh mazhoranca dhe opozita janë duke komentuar dhe u përplasur mbi fletë-arrestet e 6 gardistëve të Gardës së Republikës, lëshuar nga Prokuroria për demonstratën e 21 janarit, topi duket se ka kaluar në fushën e gjykatës.

Kjo pasi i bie kësaj të fundit të vlerësojë masat e sigurisë në mungesë ndaj 6 gardistëve, si edhe të vleftësojë apo jo këto fletë-arreste të lëshuara nga organi i akuzës.

E nëse do të pranoheshin nga gjykata, ato më pas janë të detyrueshme të zbatohen nga Policia e Shtetit.

Fletë-arrestet janë lëshuar konkretisht për komandantin dhe zëvendëskomandantin e gardës, një komandant njësie, një drejtues njësie dhe dy efektivë pasi dyshohen për vrasjen e tre personave në demonstratën e ditës së premte të thirrur nga opozita.

Por nga Prokuroria nuyk ka asnje konfirmin zyrtar se ajo ka dërguar ne gjykate, urdhër-ndalimet e prera prej saj.

Ndërkaq, Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë sot edhe vlefshmërinë e arresteve dhe do të caktojë masat e sigurisë për 114 të arrestuarit pas demonstratës të së premtes. n.e/NOA

KOMENTE