English

Fyle: Nuk duhet të përsëritet më dhuna

Bruksel, 24 janar, NOA - Zëdhënësja e komisionerit të BE për Zgjerim, Stefan Fyle, tha sot se ngjarjet e dhunshme në demonstratën e datës 21 janar duhet të hetohen. “BE nuk mund të thotë se kush është përgjegjës për të premten, por është e rëndësishme që të përdoret retorika e qetësisë dhe palët të angazhohen për zgjidhje politike të kësaj krize”, theksoi tha Natasha Butler.

Ajo ka theksuar se është e rëndësishme që palët të gjejnë dialogun dhe të mos përdorin retorikë dhune.

“Nga kriza aktuale mund të dilet përmes bashkëpunimit të partive dhe përqendrimin në agjendën e BE-së për të përmbushur të ardhmen evropiane të vendit. Jemi duke ndjekur situatën nga afër dhe jemi në lidhje edhe me institucione dhe vende të tjera. Është shumë e rëndësishme të ruhet qetësia dhe të mos përsëritet dhuna”, tha ajo.

Butler theksoi se është koha që liderët të tregojnë përgjegjësi politike. “Është shumë e rëndësishme që liderët të përqendrohen në zgjidhjet që mund të gjejnë së bashku. Gjithçka është në dorën e dy liderëve politikë në Shqipëri. Shqipëria ka kërkuar t’i bashkohet BE-së dhe u takon dy liderëve që të gjejnë zgjidhjen. Liderët duhet të tregojnë përgjegjësi politike”, tha ajo.

a.k/NOA

KOMENTE