SHBA, 24 Janar NOA - I dhuruan një pushkë për ditëlindjen e tij. Dhe ai, 14 vjeç, e përdori për të vrarë babanë, gjyshen dhe hallën, të gjithë me nga një plumb në kokë. Masakra ka ndodhur në Ljuboten në Karolinën e Jugut. Më pas ka qenë vetë djaloshi i cili ka lajmëruar policinë duke treguar atë çka ku ishte ndodhur me një zë të qetë dhe të kontrolluar. Babai i tij, Robert Lankford 44 vjeç dhe halla e tij, Virginia Dare 83 vjeçe vdiqën në vend, ndërsa gjysha Rakela Gaston Lanford 80 vjeçe, u nda nga jeta në spital. Në lidhje me djalin nuk është bërë e ditur asnjë e dhënë për identitetin e tij për shkak se është i mitur. Katërmbëdhjetë vjeçari, pasi ka kryer një vrasje të trefishtë, vendosi armën në tavolinën e dhomës së ngrënies dhe ka pritur për policët që po vinin për ta marrë.
r.b/NOA