SHBA, 24 Janar NOA - Pa pritur për Mobile World në Barcelonë, koreanët e Samsung Electronics kanë shpalosur ditën e djeshme të riun LG P350 Optimus Me, një Android 2,2, i cili i përket një klasi të mesëm të celularëve në treg.
Me siguri dihet se ky telefon celular do të jetë i pajisur me lidhjet HSPA, Wi-Fi dhe Bluetooth, si dhe marrësin GPS. Do të ketë një portë Micro-USB dhe 140 megabyte memorie, e cila do të jetë e zgjerueshme nëpërmjet mikro-skedave SD. Samsung P350 Optimus Me ka përmasa prej 113,5 x 59 x 13,3 milimetër dhe peshon 130 gram. Kamera e pasme e tij është 3.0 megapixel. Për momentin në lidhje me ekranin nuk dihet asgjë me siguri, por thuhet se mund të jetë i një formati QVGA ose WQVGA, ku asnjë informacion nuk ka as në lidhje me çmimin që ai mund të lançohet në treg.
r.b/NOA