Tiranë, 24 Janar 2011 - Televizioni italian, Canale 5, në edicionin informativ të mesditës së sotme, ka transmetuar sërish pamjet e vrasjes së një prej demonstruesve të 21 janarit, duke dhënë një tjetër version të ngjarjes.
Bëhet fjalë për një tjetër të dyshuar. Më poshtë vijon kronika e plotë.
A ju kujtohet njeriu që u vra pikërisht në këtë vend? Shikoni me kujdes në këto pamje njeriun që gjendet afër tij. Këtë thinjoshin. Mjafton ta shohësh në një këndvështrim tjetër dhe kuptohet që bën një lëvizje me dorë. Burri rrëzohet dhe ai pa reaguar fare largohet qetësisht. Këtu ndodh një shkëmbim. Një kalim dorë më dorë i diçkaje në mënyrë të fshehtë, ndoshta i një pistolete, arma që mund të ketë qëlluar dhe ky djalë që e merr dhe ikën duke vrapuar. Këto pamje kanë tronditur të gjithë opinionin publik dhe ekuilibrin e brishtë të politikës shqiptare dhe alarmuar gjithnjë e më shumë të gjithë Europën. Militantë të armatosur, policë civilë, njerëz të infiltruar mes turmës siç është edhe ky që po shihni në këto pamje që ka një armë në pjesën e pasme të pantallonave që futet mes protestuesve. Pamje të tjera tregojnë gardën e republikës duke qëlluar jo vetëm në ajër.
[media id=15 width=620 height=440]
Por kryeministri i vendit Sali Berisha vazhdon të mbrojë ushtarët:
Sali Berisha: Ishte një grusht shteti i organizuar dhe i udhëhequr nga lideri i opozitës. Për pesë orë në 21 janar, zyra e kryeministrisë u rrethua nga banditë, kriminelët, trafikantët dhe të droguarit të udhëhequr nga godina përballë kryeministrisë direkt nga zoti Edi Rama”, - përfundon kronika e të dërguarës së posaçme të Canale 5 në Tiranë.