Korçë, 24 Janar 2011 NOA/ Alba Filipi – Një i dënuar në Greqi për vjedhje me armë dhe dy shokë të tij, identifikohen si autorë grabitjesh të dhunshme në Pogradec dhe sot që të tre kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës.
Skema e grabitjeve ka qenë vërtet risi. Autorët pasi plaçkitnin dyqane me sende të çmuara, i shisnin bizhuteritë dhe me paratë që fitonin, nisnin ndërtime.
Drejtori rajonal, Drejtues Bernard Çaushaj i konfirmoi agjencisë NOA se janë arrestuar:
1- Niti Paço 33 vjeç lindur dhe banues ne Lushnje, i dënuar me pare me 10 vjet burg ne shtetin grek për veprat penale “Vjedhje me dhune” “Kundërshtim i punonjësve të policisë”;
2- Filip Paço 43 vjeç lindur dhe banues ne Lushnje.
3- Marjan Hema 34 vjeç lindur ne Peqin dhe banues ne Lushnje.
Kapja e tyre, u bë ditën e sotme pas nje pune intensive dhe te mirëorganizuar nga strukturat e Policisë ne Drejtorinë e Qarkut Korçë, ne bashkëpunim me forcat e Komisariateve te Pogradecit dhe Lushnjes, nëpërmjet operacionit të koduar “Mysafirët”, operacion i cili u zhvillua ne qytetin e Pogradecit dhe ate te Lushnjes.
Ndalimi i Niti e Filip Paços dhe Marjan Hemës, u bë pasi ata, ne bashkëpunim me njëri- tjetrin janë autore te vjedhjes me arme te dyqanit te bizhuterive te shtetases me iniciale E.P ngjarje kjo e ndodhur më 3 janar 2011 ne lagjen nr 2 te qytetit te Pogradecit.
Nga veprimet hetimore ndaj të treve, ka rezultuar se sasia e bizhuterive te vjedhura është shitur ne rrethe te ndryshme te vendit si Fier e Durrës.
Bëhet e ditur se nga shitja janë përfituar rreth 2.000.000 lek te reja dhe me pas kjo sasi lekesh eshte shpenzuar per ndërtimin e banesës se vëllezërve Filip e Niti Paco.
Policia konfirmoi se në cilesine e proves materiale u gjeten dhe sekuestruan:
1- Nje motocikletë e cila eshte perdorur per kryerjen e krimeve dhe ju e shihni në foto këtë motor.
2- Dy bizhuteri floriri e konkretisht nje unaze dhe nje varëse (sende te vjedhura ne dyqanin e sipërpërmendur)
3- Disa veshje për maskim dhe nje pale gërshërë per prerje hekuri.
4- Si dhe 5 aparate celulare me te cilet autoret komunikonin me njeri-tjetrin.
Policia bën të ditur se materialet per kete rast i kaluan Prokurorise Pogradec per vepren penale “Vjedhje me arme e kryer ne bashkepunim”.
Por nuk mbaron këto “epopeja” e tre banditëve myzeqarë. Gjithashtu para dy ditësh, treshja nga Lushnja kanë tentuar të vjedhin me thyerje një tjetër dyqan bizhuterish ne lagjen nr 5 Pogradec, ne pronesi te shtetasit me iniciale SH.D duke konsumuar kështu vepren penale te “Vjedhjes me dhune e mbetur ne tentative”.
Vlen te theksohet se lidhur me informacionin e dhënë më 7 janar 2011 per kete ngjarje shtetasit e ndaluar Nardi Xhukellari dhe Halil Xaka,te cilët u kapen ne përgatitje per kryerjen e nje vjedhje me arme ne zonen e Pojanit dhe te dyshuar per kete vjedhje, dyshohet te jene autore te nje vepre tjeter te ndodhur ne qytetin e Pogradecit.
Arrestimi i Xakës dhe Xhakellarit u bë më 7 janar. Policia kishte deklaruar se ndalimi i tyre u bë pasi dyshohen te jene autoret e vjedhjes me arme e kryer ne bashkëpunim te lokalit te shtetases me iniciale E.P në qytetin e Pogradecit, ngjarje për të cilën u vu në pranga sot edhe treshja myzeqare.
Dy të arrestuarit e 7 janarit, ishin plot të kaluar të errët:
Nardi Xhukellari 31 vjeç lindur dhe banues ne fshatin Verdove te Komunes Bucimas Pogradec,i denuar me pare me 5 vjet burg per vepren penale te “Vjedhjes me dhune ne bashkepunim”.
Halil Xaka 29 vjeç Lindur ne Kruje,i denuar per vepren penale “Dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit” dhe aktualisht eshte ne ndjekje penale per vepren penale te “Trafikimit te femrave”.
Policia tha se gjate kontrollit personal te ushtruar ndaj shtetasit Nardi Xhukellari iu gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale:
Nje arme zjarri Berreta.
Nje kreher me 7 fisheke.
Dhe nje kapuç maske te cilat i jane kapur ne flagrance ne fshatin Pojan te Korçës.
Kurse gjate kontrollit te ushtruar nga forcat e policise ne banesen e ketij shtetasi eshte gjetur nje sasi prej 3.6 gramë lende narkotike.
Lidhur me dy arrestimet e 7 janarit, u kryen veprimet hetimore procedurale per veprat penale te “Vjedhjes me arme e kryer ne bashkëpunim” dhe Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake” dhe materialet per kete rast i kaluan Prokurorise per hetime te metejshme.
a.f/e.r/NOA