Tiranë, 24 janar, NOA Update – Pasi ka komunikuar disa masa arresti me 20 ditë burg për disa demonstrues që u konfliktuan me forcat e policisë më 21 Janar, Gjykata e Tiranës, në seancën e sotme të posaçme, ka dhënë vendimin e lirimit për disa të tjerë.
Siç raporton sërish gazetari i agjencisë së lajmeve NOA, nga vendngjarja, pasi është duke ndjekur këtë seancë, janë disa demonstrues të cilëve iu është komunikuar lirimi, por me detyrim paraqitje.
Deri tani, emrat e tyre bëhet me dije se janë Albi Lleshi, Erald Bruçin, Julian Sulaj, Ermal Donin dhe Romeo Beqo ...(vijon)
n.e/NOA