English

Oslo, dëbohet ‘Norvegjezi i Vitit’

Oslo, 24 janar, NOA - Një azilkërkuese ruse, e cila në Norvegji është kurorëzuar si "Qytetar i Vitit", pasi shkroi një libër mbi jetën e saj si imigrante ilegale, tani përballet me dëbimin nga vendi.

Policia tha se Madina Salamova, nga Osetia Veriore, ishte "arrestuar mëngjesin e sotëm" kur kishte ardhur në stacionin policor në Oslo, dhe se "do të dëbohet në Rusi sa më shpejt të jetë e mundur".

Salamova, 25 vjeç, ka jetuar ilegalisht në Norvegji që nga viti 2004, ku iu mohua kërkesa e familjes për azil.

Nën pseudonimin Maria Amelie, ajo shkroi një libër të suksesshëm të tituluar "Norvegjezi ilegal", i cili është konsideruar një rrëfim i suksesshëm për integrimin.

Muajin e kaluar një revistë norvegjeze i ndau asaj titullin "Qytetari i Vitit 2010".

a.k/NOA/RFE

KOMENTE