Tiranë, 24 Janar 2011 NOA - Masat ajrore te thata e te ftohta te cilat qarkullojnë nga veriu i Europes do te perfshijne te marten te gjithe vendin.
Pjesa me e madje e territorit do te jete me kthjellime dhe vranësira te lehta, përjashtuar zonat malore lindore te cilat do te kene reshje te pakta debore.
Temperaturat e ajrit do te pesojne renie te ndjeshme ne te gjithe vendin.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb, edhe pasditja do te vijoje me te njejtat kushte te qendrueshme atmosferike ku ne zonat e ulta dhe bregedate do te dominojë Dielli, por ne zonat malore vranësirat do te mbeten prezent gjate gjithe dites.
Gjate nates dhe ne mengjesin pasardhes do te mbetemi ne te njejtat kushte ku kthjellimet do te dominojne pjesen me te madhe te vendit.
Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te ndjeshme ne vlerat e mengjesit por mesdita do te kete 2 - 3 grade renie te temperaturave ne te gjithe vendin.
Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi deri 35 km/h me drejtim lindor, dallgezim ne Adriatik do te jete i ulet ndersa ne detin Jon do te arrijë deri ne 4 - 5 balle.
Europa
Ne diten e marte pjesa me e madhe e kontinentit europjan do te karekterizohet nga alternime kthjellimesh me vranesira.
Ndersa Rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te dominohen nga masa ajrore te thata e te ftohta pasi temperaturat do te pesojne renie te ndjeshme ne te gjithe keto zona.
Ne Ballkanin Perëndimor dhe ate verior do te kete reshje debore.
Problematike situata do te paraqitet per vendet e Europes Qendrore ku reshjet e shiut dhe te debores do te jene me intesitet te larte dhe do te shoqerohen nga mjegulla e dendur ne oret e para te dites.
Po ashtu me reshje te dendura shiu dhe debore do te jene vendet Balltike.
Ne gadishullin Skandinav do te ketë mot te kthjellet dhe te ftohte.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Greqia do te alarmojne per reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh;
Polonia alarmon per reshje intensive dhe stuhi te forte ere;
Skandinavia do te perjetoje temperatura ekstremisht te ulëta.
e.r./NOA