English

Prokuroria kërkon lirimin e Gjin Ndreut

Tiranë, 24 Janar, NOA – Prokuroria ka kërkuar sot në seancën gjyqësore për demonstruesit e datës 21 janar, që janë arrestuar nga policia, lirimin e Gjin Ndreut, personi i cili u kap në demonstratë me një pistoletë.

Arrestimi Gjin Pjetër Ndreu u bë i ditur nga Drejtori i Policisë së Tiranës Saimir Muça. Ndreu ka lindur në Shkodër dhe është 34 vjeç.

Prokurori i çështjes ka kërcuar sot lirimin e tij duke deklaruar se Ndreu nuk e ka pasur me vete pistoletën për të cilën është arrestuar.

a.k.NOA

KOMENTE