English

Protestuesja nga Tropoja në demonstratë

Tiranë, 24 janar, NOA - Disa qindra qytetarë nga Tirana të drejtuar nga deputetët socialistë të Tiranës kanë protestuar sot paqësisht përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për lirimin e 116 demonstruesve tyre, të arrestuar pas demonstratës së 21 Janarit, e cila mori jetën e tre prej tyre. Për afro një orë qytetarët kanë protestuar nën shi duke i bërë thirrje drejtuesve të Policisë së Tiranës të lirojnë të afërmit e tyre e të mos përdorin dhunë kundër tyre. Protestuesit i kënë bërë thirrje Policinë së Shtetit që t’i bindet ligjeve të shtetit. Në një deklaratë për shtyp të selisë rozë, bëhet me dije se një qytetare nga Viçidoli, i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë Kryeministrit, duke i kërkuar të mos turpërojë më të gjithë banorët e Viçidolit e Tropojës. “Jam një tropojane, jam nga fshati jot Viçidol. Të bëj thirrje, mos e turpëro Tropojën. Tropoja ka nxjerrë heronj, Tropojën e Bajram Currit, Tropojën e Fatime Sokolit. Sali Berisha mos e turpëro Tropojën, Tropoja nuk pret në besë. Sali Berisha të bëjmë thirrje, thirri mendjes sa nuk është vonë, Tropoja ta ka treguar vendin ty me kohë. Sali Berisha pse nuk guxon të shkosh në Tropojë”, i ka bërë thirrje bashkëfshatarja e kryeministrit këtij të fundit. Ndërsa, qytetarë të tjerë kanë bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave të tyre, për barazinë para ligjit dhe për dhënien fund të arbitraritetit, i cili ka pasuar arrestimet në mes të natës në shtëpitë e qytetarëve, në disa raste edhe me përdorimin e dhunës ekstreme. “I bëjmë thirrje për herë të fundit kësaj qeveri të kalbur, kësaj qeverie të korruptuar që na ka marrë fëmijët tanë dhe i mban peng. I lutemi me zemër nëne ta lëshojë atë nënën që e pret bebja në shtëpi për të pirë gji. I bëj thirrje kësaj qeveri dhe këtij rregjimi të rrënuar ti lëshojë ata djemtë e nënave”, është shprehur një protestuese. Të gjithë deputetët socialistë të qarkut të Tiranës i shoqëruan qytetarët protestues përpara Drejtorisë së Policisë. Deputetët e PS-së kanë zgjedhur të mos flasin për kamerat, duke lënë qytetarët të shprehin drejtpërdrejt shqetësimet e tyre. mit/NOA

KOMENTE