Tiranë, 24 janar, NOA – Partia Socialiste ka akuzuar sot kryeministrin Sali Berisha si personin që ka marrë në mbrojtjen gardistët që qëllun mbi peronat e armatosur në demonstratë.
Anëtarja e Asamblesë Kombëtare, Megi Ajtyrea tha se demonstruesit nuk kanë pasur ndërmen të sulmojnë kryeministrinë. “Për cilat banda e keni fjalën ju o pushtetarë të dalë mendsh? Për cilin grusht shteti e akuzoni popullin ti o Ben Sali, që me Gardën tënde Republikane, tamam si në Tunizi apo Irak, u more jetën plot 3 shqiptarëve të pafajshëm e plagose sa e sa të tjerë?”, tha Ajtyresa.
Ajtyresa tha se ajo që ndodhi ditën e premte “është përgjegjësia e Sali Berishës, e provokimeve të Lulit të tij në Ministrinë e Brendshme, dhe e ekzekutorëve të Gardës Republikane, të cilët akoma sot enden të lirë në rrugët e Tiranës nën Protektoratin e Ben Saliut”.
Nga ana tjetër, Ajtyresa ka theksuar se populli nuk mund të jetë nën vartësinë e qeverisë.
“Sali, ka ikur koha kur populli varej nga qeveria. Ka ikur koha kur njerëzit kishin frikë nga qeveria. Jetojmë mu në mes të Europës, në vitin 2011, kur është qeveria ajo që varet nga populli e ka frikë nga ndëshkimi demokratik i popullit të vet”, tha Ajtyresa .
a.k/NOA