Tiranë, 24. janar 2011 - Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama tha se opozita nuk dëshiron ta marrë pushtetin "me forcë" dhe "në rrugë", dhe i hodhi poshtë akuzat për grusht shtet.
"Nuk ka grusht shtet, grusht shteti është vetëm në kokën" e kryeministrit Sali Berisha i tha Rama, agjencisë AFP.
Kryebashkiaku i Tiranës gjithashtu tha se opozita nuk dëshiron "të vijë në pushtet me forcë".
Berisha e akuzoi Ramën se u përpoq të kryejë grusht shteti duke organizuar protestat në 21 janar, ku e humbën jetën tre njerëz.
"Përpjekja e dytë e tij për grusht shtet do të jetë fatale për të dhe për të gjithë që e ndjekin", tha Berisha duke iu referuar protestave që i ka caktuar opozita.
Rama tha se opozita shqiptare "nuk ka skenar si ai i Tunizisë, por pas vetes ka popullin, e dëshpëruar nga regjimi i Sali Berishës", i cili dëshiron që me mjete paqësore ta çojë përpara betejën për demokraci.