English

Robert De Niro denoncohet nga një dado

SHBA, 24 Janar NOA - Robert De Niro dhe gruaja Grace Hightower, janë denoncuar nga dadoja e tyre Alexis Barry, e cila ka pohuar se çifti nuk i ka paguar punën e saj jashtë orarit të cilat janë rreth 750 orë përkujdesje ndaj 12-vjeçarit Elliot. Lajmi është njoftuar nga siti amerikan showbypsy. Gjykata në Manhattam ka vendosur tu japë të drejtë dados, e cila tashmë do të dëmshpërblehet nga çifti dhe do të marrë një shifër prej 30 mijë dollarësh. Alexis është punësuar nga aktori i famshëm amerikan në muajin gusht të vitit 2006 dhe paguhej 31 dollarë e 25 cent për një orë dhe 48 dollarë e 88 cent për punë jashtë orarit të caktuar.

r.b/NOA

KOMENTE