English

Tunizi, policia u vërsulet sërish protestuesve

Tuniz, 24 janar, NOA – Tunizia duket sërish e mbërthyer nga destabiliteti politik, ndërsa ende vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Kështu, ndërsa gjatë javëve të kaluara protestuesit kanë qenë kundër presidentit të arratisur Ben Ali, tani ata kanë dalë në sheshe kundër qeverisë së unitetit, të krijuar në një kohë krize për vendin, e drejtuar nga kryeministri Mohamed Ganushi.

Me qindra pjesëmarrës të një demonstrate me emrin "Karvani i Çlirimit" qëndruan në rrugët e kryeqytetit Tuniz përkundër shpalljes së ndalim-qarkullimit gjatë orëve të natës.

n.e/NOA

KOMENTE