Tiranë, 24 Janar 2011 NOA – Një grabitje me armë zjarri është tentuar para disa minutash në Tiranë, pranë ish pastiçeri “Flora’.
Burime në vendngjarje i thanë agjencisë NOA se bëhet fjalë për të paktën dy persona të cilët kanë hyrë me dhunë në një argjendari dhe kanë lënduar shitësen e saj, në përpjekje për të kryer grabitje të bizhuterive dhe sendeve të tjera të çmuara dhe parave.
Paraprakisht thuhet nga policia se grabitja mbeti në tentativë pasi autorët u zhdukën me shpejtësi pa arritur të marrin “haraç”.
e.r/NOA Vijon...