.Prishtinë, 24 janar, NOA – “Ashtu sikurse më 12 dhjetor e 9 janar, edhe procesi djeshëm i rivotimit në Mitrovicë, u shoqërua me shkelje të ndryshme, edhe pse në numër dukshëm më të pakta”.
Ky ka qenë vlerësimi i Lëvizjes Vetëvendosje! për raundin e djeshëm zgjedhor në Mitrovicë, për të cilin tha se parregullsitë filluan të ndodhin qysh në mëngjes. “Komisionerët e partive politike, të prirë nga ata të PDK-së, edhe këtë radhë tentuan ta zbatonin të njëjtin skenar sikurse në votimet e 12 dhjetorit dhe atyre të 9 janarit, por u penguan në masë të madhe nga komisionarët”, citon deklarata e Vetëvendosje!-s.
n.e/NOA