English

Zimbabve, gati një e treta e zgjedhësve kanë vdekur

Zimbabve, 24 Janar NOA - Pothuajse një e treta, ose 27% e anëtarëve të listuar në listën zgjedhore në Zimbabve janë ndarë nga jeta, ndërsa më shumë se 2 mijë të tjerë rezultojnë të kenë jetuar shumë vite më përpara. Kjo është ajo çka ka pohuar në një raportim, Zimbabve Election Support Network (Zesn), një rrjet i organizatave lokale të pavarura.

Partia e presidentit Robert Mugabe, Zanu-PF kërkon të mbajë zgjedhje të përgjithshme për këtë vit për t’i dhënë fund dy viteve të ndarjes së pushtetit me Lëvizjen për Ndryshim Demokratik.

r.b/NOA

KOMENTE