Tiranë, 25 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Mazhoranca dhe opozita duhet të shtyjnë ose më mirë të anulojnë tubimet që kanë paralajmëruar se do të kryejnë gjatë javës.
Kërkesa erdhi para pak çastesh nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.
“Shpreh kërkesën dhe shpresën që lideri i mazhorancës, Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama të shtyjnë tubimet, ose t'i anulojnë tubimet e paralajmëruara për këtë javë”.
Sakaq, Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama deklaroi se ky institucion ka vendosur të kryejë hetime të ngjarjes së 21 janarit vetëm duke u mbështetur nga ekspertë amerikanë dhe konfirmoi se ka bërë një kërkesë ndaj diplomatit amerikan në Tiranë.
“Ndihma e kërkuar nga SHBA besojmë se do të garantojë një standard më të lartë dhe besueshmëri më të lartë”, - deklaroi zonja Ina Rama.
Më tej ajo shtoi se falënderonte ambasadorin e SHBA Aleksandër Arvizu i cili gjendej në konferencën për shtyp duke shtuar se shpresonte që të kishte përgjigje pozitive nga autoritetet amerikane.
e.r/NOA
Vijon...