English

Berisha: Ja urdhrat që merrnin sulmuesit e godinës

Tiranë, 25 janar, NOA – Në takimin me gjeneralët në Ministrinë e Mbrojtjes, Kryeministri Sali Berisha ka përmendur dhe urdhrat që kishin marrë demonstruesit për marrjen e kryeministrisë.

Ai citoi disa urdhra, që tha se kanë ardhur nga godina përballë kryeministrisë ku qëndronin drejtuesit e opozitës dhe organizonin sulem. “Sulm, ecni, futini brenda, mos kini frikë, mos u trembni nga krismat se janë fishek manovër, mos u tërhiqni, mos u tërhiqni. Tu çojmë kallash se porta u hap”, tha Berisha duke cituar disa prej urdhrave të drejtuesve të opozitës.

Ai tha se situata ka qenë delikate, por forcat e sigurisë në vend kanë përballuar me sukses situatën. “Në ndonjë rast kishte sugjerime për të angazhuar ushtrinë,por nuk pranova asnjë mënyrë”, tha dje Berisha.

Duke folur për ndalimin e drejtuesve të gardës, Berisha tha se është batuar rregulloja dhe se drejtuesit e gardës do vihen në zbatim të drejtësisë vetëm në kushtet e mbajtjes së detyrës.

“Ju jini ushtarak, e dini se ushtari, gardisti e ka urdhrin nga rregullorja. U thotë komandanti i vet këtyre që i ka fishekë manovër. Ata që thyen portën e kryeministrisë kishin plan të hollësishëm sulmi”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE