Tiranë, 25 janar 2011, NOA- Pak minuta më parë Kryeministri i vendit Sali Berisha në një konferencë për shtyp tha se, do të kryhet hetim i plotë për ngjarjen.
Ai e cilësoi këtë demonstratë si më të rëndën e kohëve të fundit. Lidhur me protestën kundër dhunës ai tha se, “Pasi e shtyva nga e mërkura, dhe zgjodha të shtunën, nuk kishte lidhje me asgjë tjetër, përveçse ishte ditë pushimi dhe prej kushteve atmosferike”.
Më tej ai tha se, “Kjo është një protestë kundër dhunës dhe përveç kërkesës për hetim të plotë dhe të vërtetë, edhe ne duhet të shqyrtojmë mundësinë e anulimit për të shtunën e takimit pasi nënkuptohet si një lëvizje, populiste. Ndërkohë që ajo kishte thjesht synim për dënimin e dhunës, por del jashtë kontekstit. Ne po e marrim në konsideratë këtë kërkesë, e cila është kërkesë edhe e ambasadorëve por edhe e Shqiptarëve kryesisht nga diaspora por edhe nga Shqipëria.
a.y/NOA