English

Berisha: Njerëz të hurit e të litarit u vërsulën mbi Kryeministri, garantoj Ramën për pasojat

Tiranë, 25 janar 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij shefi i qeverisë Sali Berisha deklaroi se, Edi Rama kërkon të vij në pushtet me njerëz të hurit dhe të drurit. Më tej ai theksoi se, “Nuk ka njeri në botë që mund të tërhiqet nëse një Këshill Ministrash rrethohej nga barbarë, Edi Rama do vuajë pasojat. I patë se kush do të qeveriste Shqipërinë, me çfarë njerëzish do të vinte Edi Rama në pushtet, me njerëz të hurit dhe të drurit”, theksoi kreu i ekzekutivit. Më tej ai tha se, Kryeministri i vendit u rrethua nga falanga kriminelësh të paguar që drejtoheshin direkt nga lokalet dhe zyrat e Fidel Yllit, nga kryetari i opozitës dhe së dyti nga ata të cilët jepnin urdhra njerëzve. Ai theksoi gjithashtu se edhe qytetari më i thjeshtë që lexon Kodin Penal e di që është grusht shteti i dhunshëm. Lidhur me punën e Komisionit Hetimor të krijuar për demonstratën ai tha se me punën e tij do të faktohen të gjitha aktet e shëmtuara. “Zoti Rama organizoi një puç me njerëz të hurit dhe të litarit u vërsul dhe rrethoi Kryeministrin, zoti Rama do të përballet me pasojat e aktit të tij, unë e garantoj”, theksoi ai. Më tej lidhur me pozicionin e ushtrisë në këtë situatë, Berisha sqaroi se ushtria do jetë në kazermë dhe nuk ekziston asnjë lloj nevoje që ushtria të dalë nga kazerma. a.y/NOA

KOMENTE