Paris, 25 janar, NOA – Pas një rënie të audiencës së saj dhe pëlqimit në popullatën franceze, zonja e Parë e Elizesë, duket se e ka rifituar zemrën e saj.
Fjala është për Karla Brunin, bashkëshorten bukuroshe të presidentit francez, nikolas Sarkozi, e cila ka arritur të fitojë pëlqimin e mbi dy të tretave të popullatës franceze.
Një fakt të tillë e kanë cituar rezultatet e një studimi të publikuar nga “Franca Soir”, sipas të cilit, krahasuar me dy vjet më parë, atë e duan 2% më shumë e francezëve.
n.e/NOA