Athinë, 25 janar 2011, NOA- Greqia shpreh rezerva lidhur me zgjidhjen e emrit me Maqedoninë. Kjo deklaratë ka ardhur nga Kryeministri grek, Jorgos Papandreu i cili është shprehur se nuk është optimist për një zgjidhje të shpejtë të kontestit të emrit me Maqedoninë. “Nuk jam optimist rreth pikëpamjeve për një zgjidhje të shpejtë të kontestit për emrin me Maqedoninë. Pala tjetër refuzon të pranojë një emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm”, ka thënë Papandreu. Më tej kreu i qeverisë greke theksoi se iniciativat e Athinës për këtë çështje nuk do të ndalen derisa të arrihet një zgjidhje e përbashkët. Këto fjalë Papandreu ai i tha në Parlamentin grek, në një seancë ku u diskutua për politikën e jashtme. a.y/NOA