Prishtinë, 25 janar, NOA – Udhëheqësi i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është bërë me djalë.
Por ai nuk ka mundur ta gëzojë dot lindjen e tij nga afër, pasi vazhdon të mbahet i mbyllur në Hagë, pas një mase izolimi të ndërmarrë nga Tribunali i saj.
Para pak kohësh në fakt, kjo gjykatë mori vendimin për lirimin me kusht të tij, për të mundësuar qenien pranë së shoqes e cila ishte shtatzanë dhe priste lindjen e një fëmije, por nuk dihet sepse ai u spras, duke mos i mundësuar ish-kryeministrit kosovar të ishte pranë familjes në momentin e madh të gëzimit të ardhjes në jetë të një djali.
n.e/NOA