Tiranë, 25 janar, NOA – Në konferencën e parë për mediat, pas ngjarjeve të 21 janarit, Prokuroria e Përgjithshme Ina Rama do të dalë së bashku me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme për konferencën thuhet se “Kryeprokurorja e Përgjithshme ka ftuar edhe ambasadorin e SHBA në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu, i cili e ka pranuar këtë ftesë”.
Takimi i kryeprokurores me mediat do të bëhet në orën 16:00. Ditët e fundit kryeprokurorja është vënë në një seri sulmesh nga ana e mazhorancë për nxjerrjen e urdhër ndalimeve për gjashtë drejtuesit e gardës.
Vet kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeprokurorja ka raportuar për hetimet te kreu i opozitës.
“Zonja Ina Rama merr në telefon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili më kishte informuar se në atë urdhër-arrest që kishte lëshuar për të gjithë zinxhirin komandues të Gardës kishte lapsuse të papranueshme, për të cilat zoti Burgaj i thotë: “Zonjë, ju i keni prurë me lapsuse, prandaj rregulloni lapsuset dhe pastaj sillini”, dhe i mbyll telefonin. Pas 30 minutash, Edvin Kristaq Rama del në media dhe denoncon drejtorin e Përgjithshëm të policisë se i thotë prokurores se urdhër-arrestet janë me lapsuse. Cila ishte arsyeja që prokuroja i raportonte Ramës, kjo do të sqarohet”, tha kryeministri në seancën e dy ditëve më parë në Kuvend.
a.k/NOA
Ina Rama: Të vendosur të hetojmë ngjarjet e 21 janarit
Arvizu: Berisha dhe Rama të anulojnë tubimet
Ina Rama: Hetimi i demonstratës, me ekspertët e SHBA