Tiranë, 25 janar, NOA – Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama do të jap sot një konferencë për mediat në lidhje me konfliktin më të fundit me qeverinë për hetimin e demonstratës së 21 janarit.
Këshilltari i Prokurores së Përgjithshme Plator Nesturi njofton se konferenca do të jepet në orën 16.00, në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme..
“Në këtë konferencë shtypi, Kryeprokurorja e Përgjithshme ka ftuar edhe ambasadorin e SHBA në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu, i cili e ka pranuar këtë ftesë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
a.k/NOA
Ina Rama: Të vendosur të hetojmë ngjarjet e 21 janarit
Arvizu: Berisha dhe Rama të anulojnë tubimet
Ina Rama: Hetimi i demonstratës, me ekspertët e SHBA