English

Ina Rama: Të vendosur të hetojmë ngjarjet e 21 janarit

Tiranë, 25 janar 2011, NOA – Ndërkohë që mazhoranca ka ngritur një komision hetimor për të hetuar puçin ndaj shtetit, duke e akuzuar Kryeprokuroren Ina Rama si aktore në grushtin e shtetit të 21 janarit, Kryeprokurorja Ina Rama deklaroi sot në të parën konferencë pas demonstratës së 21 janarit se “Prokuroria shqiptare është e vendosur ta bëjë këtë hetim në mënyrë të pavarur për zbardhjen e ngjarjeve”.

Zonja Rama lidhur me akuzat ndaj saj të lëshuara nga kryeministri Berisha, tha se ato janë politike, porse lidhur me urdhër-arrestet, ajo sqaroi se nuk flitet për urdhër-arreste ndaj gardistëve, por është folur për urdhër-ndalime, për të cilat Rama tha se u firmosën për shkak të dyshimeve të Prokurorisë mbi përfshirjen e tyre në ngjarjet e 21 janarit.

“Ekzekutimi i gjashtë urdhër-ndalimeve do të na ndihmonte në hetimin e ngjarjeve”, bëri me dije kryeprokurorja Ina Rama.

Ajo theksoi se prokuroria i nisi hetimet që në mbrëmjen e 21 janarit.

Ajo theksoi se “Kemi një numër të madh personash të identifikuar, dhe sikundër tha ajo po kërkohet bashkëpunimi me Policinë e Shtetit.

Duke folur për komisionin hetimor zonja Rama tha se “Komisionin hetimor nuk marr përsipër ta gjykoj, por ne do të vazhdojmë punën tonë, pasi është detyrë e jona të vijojmë të hetojmë dhe për këtë ne presim që materialet të na referohen nga Policia e Shtetit”. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE